Lautaro Martinez këtë verë me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e Interit për shkak të problemeve financiare të skuadrës zikaltër.
Corriere dello Sport raporton që emri që do të zërë vendin e tij do të jetë nga Serie A.
Muriel dhe Raspadori janë dy emrat favoritë për të zënë vendin e sulmuesit argjentinas.
Vlera e Raspadorit i cili ka një moshë 21 vjeçare sillet diku tek 25 milionë eurot dhe Beppe Marotta po punon fuqishëm për transferimin e tij sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Mirëpo nuk përjashtohet as mundësia e Luis Muriel i cili mund të jetë surpriza e vërtetë e kësaj merkatoje pasi ky interesim i Interit për të erdhi papritur.