De Bruyne thyen heshtjen pas humbjes në finale

Finalja e Champions League ishte e pafat për Kevin De Bruyne.

Fantazisti i Manchester City pësoi një ndërhyrje të rëndë nga Rudiger në minutat e para të pjesës së dytë dhe u detyrua të largohej nga fusha duke çaluar.

Shokët e tij nuk ia dolën të shmangin humbjen 1-0 dhe Chelsea festoi në fund me trofeun e Champions League.

Në minutën e 57-të pësoi një ndërhyrje të rëndë nga Rudiger dhe doli nga fusha e lojës duke çaluar.

De Bruyne i është nënshtruar kontrolleve të detajuara mjekësore dhe tregon gjendjen e tij me anë të një postimi në Twitter.

Përshëndetje! Sapo jam kthyer nga spitali. Sipas diagnozës kam pësuar frakturë të kockave të hundës dhe në skajet e jashtme të gropës së syrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here