Ylli i Chelseas është pranë një transferimi me parametra 0 në San Siro.
Sulmuesi Olivier Giroud është shumë pranë një transferimi tek skuadra e Milanit, të paktën kështu raporton Calcio Mercato.
34 vjeçari ka arritur një marrëveshje për një kontratë 2 vjeçare me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.
Milan do ta transferojë francezin me parametra 0 për shkak se skuadra londineze vendosi kundër një rinovimi të kontratës me të.