Paris Saint Germain duket se nuk e ka ndërmend ta lërë rehat në merkaton skuadrën e Juventusit.
Skuadra franceze kësaj rradhe ja ka vënë syrin mesfushorit të Zonjës së Vjetër, Arthur Melo, raporton Calcio Mercato.
Parisienët mund të tentojnë transferimin e tij pasi që të zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë me trajnerin Mauricio Pochettino dhe Kylian Mbappe.
Arthur u transferua tek Juventus verën e kaluar nga skuadra e Barcelonës dhe në kontratën e tij ka edhe 4 vite të mbetura në Torino.