Franck Kessie dhe Ismael Bennacer do të jetë titullar tek Milan edhe për sezonin tjetër mirëpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Soualiho Meite.
E ardhmja e tij duket e vendosur edhe përkundër faktit që ai pëlqehet tej mase nga Stefano Pioli, Milan nuk do të paguajë 8 milionë euro për ta transferuar atë nga Torino.
La Gazzetta dello Sport raporton që emri më i preferuar nga Milan për ta zëvëndësuar atë vjen nga Franca dhe bëhet fjalë për Boubacar Kamara.
Futbollisti i Marseille ka një kontratë që i skadon në 2022 dhe shquhet shumë për aftësitë e tij edhe në repartin e mbrojtjes.