E ardhmja e Cristiano Ronaldos është tema kryesore gjatë këtyre ditëve në mediat sportive.
Me rikthimin e Allegrit në stol, Ronaldo pritet të largohet nga Zonja e Vjetër, pasiqë portugezi nuk bën pjesë në planet e strategut italian.
Ronaldo nuk arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe përveç kësaj paga e tij e lartë është një barrë e rëndë për Juventusin.
La Gazzetta dello Sport, shkruan se Juventus planifikon ta shesë Ronaldon këtë verë dhe se një emër i ri ka përfunduar në shënjestrën e Biankonerëve.
Gabriel Jesus është emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit. Braziliani do të largohet nga Etihad.
Juventus dhe City pritet të nisin bisedimet së shpejti dhe Biankonerët shpresojnë ta transferojnë brazilianin për një shifër prej 40 milionë eurove.