Andrea Belotti ka skuadër të re!
Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti është njëri nga sulmuesit më të mirë në Serie A për disa vite me rradhë.
Belotti ka luajtur 36 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 13 gola dhe ka bërë 7 asistime.
27-vjeçari është i gatshëm për ta hedhur hapin e rradhës në karrierë dhe ka refuzuar rinovimin e kontratës me Torinon.
La Gazzetta dello Sport, raporton se Belotti ka arritur marrëveshje personale me Roman.
Belotti do të firmos kontratë deri në vitin 2025 dhe do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.
Për kartonin e tij Roma do të paguaj 25 milionë euro, ndërsa marrëveshja me Torinon pritet të finalizohet së shpejti.