Mesfushori 23 vjeçar i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Sassuolos pritet që këtë verë të ndërrojë ambient mirëpo nuk do largohet nga Italia.
Bëhet fjalë për skuadrën e Juventusit, tek e cila aprovimin për një transferim të tillë e ka dhënë vetë trajneri, Massimiliano Allegri.
Presidenti i Sassulos, Giovanni Carnevali njihet për aftësitë e tij për të përfituar ndjeshëm materialisht në merkato dhe për Zonjën e Vjetër ky është një lajm i mirë.
Vlera e tij sillet rreth 40 milionë euro dhe kjo shumë cilësohet mëse e merituar për futbollistin e lindur në vitin 98.
Lajmi që po e shtyen skuadrën nga Torino për një blerje të tillë është padyshim pëlqimi që Allegri ka për të dhe dëshiron ta ketë nën urdhërat e tij prej sezonit të ardhshëm.