Super shkëmbim: D’Ambrosio në Olimpico, ylli i Lazios te Interi

Inter dhe Lazio kanë gati shkëmbimin e verës.

Danilo D’Ambrosio ishte një lojtar kyç nën drejtimin e Spallettit dhe Contes, prandaj Neroaxurët aktivizuan opsionin e rinovimit për të mos e humbur me kosto zero.

Mirëpo 32-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Inzaghit dhe 45-vjeçari do ta sakrifikojë D’Ambrosion për të transferuar ish-futbollistin e tij.

Inter do tia ofrojë Lazios kartonin e D’Ambrosios në këmbim të Felipe Caicedos.

Caicedo ka luajtur 30 ndeshje sezonin e fundit dhe ka realizuar 9 gola. Inzaghi e sheh 32-vjeçarin si zëvendësuesin ideal për Lukakun.

Calcio Mercato, raporton se bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe se marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here