Fillon epoka Inzaghi: Gati katër përforcime për të mbrojtur titullin

Inter po punon që ta përforcojë skuadrën me një poker blerjesh, sipas Gazzetta dello Sport.

Është i sigurt kthimi në bazë i Federico Dimarco-s, xhol i rëndësishëm që mund të përdoret në një mbrojtje me tre lojtarë, por edhe si mesfushor krahu.

Më pas duhet të mbushen tri boshllëqe: ai që pritet të lërë Hakimi në të djathtë, ai i mesfushorit të majtë dhe ai i zëvendësit të Lukaku-t.

Inzaghi, përveçse është siguruar për konfirmimin e Lu-La, ka kërkuar edhe konfirmimin e Sanchez. Sulmi mund të kompletohet me Felipe Caicedo, një lojtar që është i aftë të bëjë gjithmonë diferencën, si te Lazio.

Felip ka edhe një vit kontratë me bardhekaltrit dhe një rrogë që përputhet me filozofinë e re të klubit.

Për sa i takon krahut të djathtë, emri i parë i listës është Emerson Royal i Barcelona-s. Për krahun e majtë pëlqehet gjithmonë Emerson Palmieri i Chelsea-t.

Një poker për të qenë konkurrues në Itali dhe për të synuar të paktën kalimin e fazës me grupe në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here