E bujshme: Luis Alberto largohet nga Lazio, por jo nga Serie A!

Futbollisti i Lazios, Luis Alberto është pranë largimit pas prishjes së marrëdhënieve me presidentin e klubit Lotito.

Alberto para dy javëve kishte deklaruar se klubi po blen avion privat, ndërsa futbollistët nuk e kanë marë pagën e tyre.

Spanjolli mund të largohet nga Lazio në janar dhe Gazzetta dello Sport, shkruan se Inter synon të përfitojë nga kjo mundësi.

Neroaxurët do të tentojnë transferimin e Albertos në janar, pasiqë Eriksen do të largohet nga Meazza. Alberto ka luajtur tetë ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar një gol.

Spanjolli ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ndërsa vlera e tij në treg është 50 milionë euro, mirëpo marrëveshja mund të arrihet për shifrën e 40 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here