Shkëmbim spektakolarë: Eriksen në Madrid, ylli i Realit te Interi

Inter dhe Real Madrid kanë gati shkëmbimin spektakolarë.

Siç raporton Sky Sport, Inter dhe Real Madrid janë në bisedime për shkëmbimin e Christian Eriksen dhe Iscos.

Eriksen nuk bën pjesë në planet e Conte dhe do të largohet nga Interi në janar. Isco gjithashtu pritet të largohet në janar nga Reali dhe klubet kanë nisur bisedimet për një shkëmbim të mundshëm.

Reali e vlerëson Iscon 60 milionë euro dhe Interi do të duhet të paguaj edhe 30 milionë euro përveç kartonit të Eriksen.

Los Blancos kanë shfaqur edhe më parë interesim për transferimin e Eriksen dhe mbetet ta shohim nëse do të arrihet marrëveshja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here