Liverpooli dhe Atalanta kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Reds janë nikoqir të klubit italian në ndeshjen e katërt të Grupit D, takim që zhvillohet në stadiumin Anfield nga ora 21:00.
Ekipi i Jurgen Klopp vjen në këtë ndeshje me tri fitore nga tri ndeshjet e para dhe synon fitores e radhës për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Në anën tjetër, mysafirët italian udhëtojnë drejt Anglisë duke ëndërruar një rezultat pozitiv që do t’i mbante në garë për të kaluar grupin.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë mungesa, por kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti luan nga minuta e parë, ndërsa te Reds rikthehet Mohamed Salah.
Liverpool: Alisson; N Williams, R Williams, Matip, Tsimikas; Milner, Wijnaldum, Jones; Salah, Origi, Mane
Atalanta: Gollini; Toloi, Romero, Gjimshiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Ilicic, Pessina; Gomez