Arsenali mposht me lehtësi Molden dhe kualifikohet në fazën me eleminim direkt

Arsenali ka vazhduar me fitore në Ligën e Evropës, teksa ka marrë edhe të katërtën në po aq ndeshje.

Gjiganti anglez ka triumfuar me lehtësi 0-3 nga udhëtimi në Norvegji përballë Moldes.

Përkundër rasteve të shumta, pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin e barabartë 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Topçinjtë realizuan dy gola brenda pesë minutave për të siguruar tri pikët e radhës.

Joe Willock asistoi bukur në minutën e 50-të për Nicolas Pepe i cili shënoi brenda zonës së rreptësisë për 0-1.

Pesë minuta më vonë, Willock përsëri asistoi kësaj radhe për Reiss Nelson i cili nga afërsia ngriti rezultatin në 2-0 për Arsenalin.

Pas epërsisë së dyfishtë, trajneri Arteta largoi disa nga lojtarët kryesorë nga ndeshja duke inkuadruar të rinj të talentuar.

Emil Smith Rowe asistoi bukur për talentin Folarin Balogun i cili shënoi në minutën e 83-të, për 0-3.

Me këtë fitore, Arsenali është në krye të grupit B me 12 pikë të grumbulluara dhe ka siguruar matematikisht kalimin nga ky grup.

Ndeshjen e ardhshme Topçinjtë e zhvillojnë në shtëpi përballë Rapid Vjenës, ndërsa Molde pret Dundlakin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here