Marrëveshja është arritur: Dybala në Madrid, ylli i Realit te Juventusi!

Juventus dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e yjeve të tyre.

Siç raporton portali i njohur spanjoll Don Balon, Juventus dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin mes Paulo Dybalas dhe Luka Jovic.

Reali do të paguaj edhe 10 milionë euro, pasiqë vlera e Dybalas është më e lartë se ajo e Jovic.

Pirlo synon të krijojë një dyshe në krye të sulmit me Jovic dhe Morata, ndërsa te Reali besojnë se mund ta rikthejnë Dybalan në formën e duhur.

Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe shkëmbimi do të kompletohet në merkaton e janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here