Arsenali zhgënjen përsëri, Topçinjtë mposhten nga Wolves në Emirates

Arsenal mbetet në errësirë, pasi humbi në shtëpi ndaj Wolves me rezultatin 1-2.

Një ndeshje që u mendua se do të sillte reagimin e vendasve pas 1 barazimi dhe 1 humbjeje, por nuk ndodhi ashtu. “Topçinjtë” nuk ia dolën të kthenin faqe dhe skuadra e Artetës ndodhet në pozita të vështira tanimë.

Ndeshja u vendos në 45 minutat e para, pasi të 3 golat u shënua në pak minuta. Neto gjeti rrjetën për Wolves në minutën e 27′ për të çuar rezultatin në 0-1. Gabriel barazoi për Arsenalin pas vetëm 3 minutash lojë për 1-1.

Miqtë gjetën sërish rrjetën në pjesën e parë me anë të Podences në minutën e 42′. Ishte një përgjumje e mbrojtjes së Arsenalit që i dha mundësinë miqve të gjenin rrjetën për 1-2. Pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati dhe Wolves doli me 3 pikë nga Londra. Arsenali duhet të reagojë me patjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here