Lautaro Martinez duket se do ti dhurojë një shuplakë skuadrës së Interit pasi ka vendosur që të largohet nga kjo skuadër.
Marca raporton se Lautaro Martinez ka bashkuar forcat me agjentin e tij Jorge Mendes dhe po përpiqet që të gjejë një rrugëdalje për tu larguar nga San Siro.
Padyshim që favoritja kryesore për transferimin e tij mbetet akoma skuadra e Barcelonës e cila ka vite që është në ndjekje të argjentinasit, qysh prej kohës kur ai akoma luante në Argjentinë.
Tashmë vet sulmuesi ka vendosur largimin nga Neroazzurët për arsye të një page më të lartë dhe katalanasit janë në gjendje ti ofrojnë një gjë të tillë.