‘Dream Team’ gati për Milan, transferon 3 yjet e Real Madrid!

Surpriza të mëdha është duke përgatitur skuadra e Milanit për fansat e saj pasi një revolucion rrënjësor po bëhet gati që të ndodhë në San Siro.

Paolo Maldini i ka vënë syrin tre yjeve të skuadrës së Real Madrid dhe bëhet fjalë për emrat e Luka Jovic, Nacho dhe Lucas Vazquez.

Siç raporton e përditshmja spanjolle todofichajes.com, nëpërmjet Madridit dhe Milanos pritet që të jetë një janar me shumë qarkullim në merkato pasi edhe Real Madrid po kërkon shitjen e disa futbollistëve të saj për të reduktuar koston e pagave.

E gjithë kjo meritë i shkon Paolo Maldinit i cili ka barrën kryesore në këto marrëveshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here