Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu duket se ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.
Siç raportojnë mediat europiane, 90% e mundësive janë që turku prej sezonit tjetër do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United.
Është e përditshmja gjermane Bild që ka raportuar për një gjë të tillë dhe është shprehur shumë e sigurt për transferimin e tij në Old Trafford.
Kontrata e tij skadon në qershor të 2021 dhe një marrëveshje e re nuk është arritur me rossonerët për arsye se mesfushori ka kërkuar një rritje të ndjeshme të pagës, gjë që Milan nuk është në gjendje ta ofroj.