Duke se thirrjet e Paolo Maldini në drejtim të futbollistit të Marseille, Florian Thauvin kanë qenë mëse efektive për ta bindur atë që të transferohet tek Milan.
Thauvin për mediat në Francë deklaroi:”Kur një legjendë flet kaq mirë për ty është normale që të ndihesh mirë dhe kjo gjë ka ndikuar shumë tek unë”.
Ndërkohë Milan tashmë ka gati planin për transferimin e tij dhe po pret vetëm që merkatoja e janarit të rihapet.
Bëhet fjalë për një kontratë 5 vjeçare ku për futbollistin po bëhet gati një pagë prej 3 milionë eurosh, shifër kjo që është mëse e pëlqyer nga ana e futbollistit i cili pritet të shndërrohet në Rossoner pas një muaji.