Reali mposhtet përsëri nga Shakhtari dhe rrezikon kualifikimin

Shkahtar Donetsk janë treguar edhe një herë të fortë për Real Madridin, duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Real Madridi e nisi shumë mirë takimin, pasi kishte rast të mirë që në minutën e 5-të, pasi Marco Asensio ishte afër të shënonte.

Edhe në minutën e 30-të ishte i njëjti lojtar që rrezikoi, por portieri Anatolii Trubin ishte në vend dhe me një pritje të bukur shpëtoi golin.

Pjesa e parë u mbyll baras dhe duke ditur situatën me pikë, atëherë Real Madridi vazhdoi ta kërkojë fitoren.

Kjo bëri që të lënë hapësira prapa dhe nga një rast i tillë përfituan ukrainasit.

Dentinho shënoi për 1-0, pasi një gabimi në rreshtim të mbrojtjes së Real Madridit (57’).

Ukrainasit fituan zemër dhe rrezikuan edhe në minutën e 68-të përmes Viktor Kovalenko, por që u ndal gjuajtja e tij.

Goli i nokautit për Real Madridin erdhi në minutën e 83-të, kur Solomon merr një top nga mesi i fushës dhe me shpejtësi shkon drejt portës së madrielenëve, u me një gjuajtje të fuqishme shënon për 2-0.

Kjo është fitorja e dytë e Shakhtarit kundër Real Madridit në fazën e grupeve.

Pas kësaj fitoreje Shakhtar dhe Real Madrid kanë nga shtatë pikë dhe në xhirone fundit do të vendoset se kush kalon tutje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here