Juventus ka gjetur Haalandin e ri!

Duket se Erling Haaland tashmë mbetet vetëm një histori e shkuar për Juventusin pasi këta të fundit kanë gjetur pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar Mërgim Berisha i cili luan për skuadrën austriake të Salzburg ku këtë sezon në 15 ndeshje ka shënuar 9 gola ku 4 prej tyre kanë ardhur në ndeshjet e Champions League.

Berisha do të ishte blerja perfekte për këtë Juventus, me një moshë të re dhe me një çmim relativisht të ulët padyshim që do të ishte goditja perfekte e Paraticit.

Me një vlerë prej rreth 15 milionë eurosh duket se Berisha do të jetë blerja që drejtuesit e Zonjës së Vjetër po kërkojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here