Shkëlqejnë Lukaku dhe Hakimi, Inter mposht Bolognan

Inter ka mundur 3-1 Bologna-n mbrëmjen e sotme në javën e dhjetë të Serisë A.

Zikaltrit kanë parakaluar Juventus-in dhe kanë vënë nën presion Milan-in kryesues.

Skuadra e Conte-s ka kaluar në avantazh me Lukaku-n në minutën e 16-të, me blegun që ka shfrytëzuar forcën e tij fizike kundër Tomiyasu.

Më pas ka shpëthyer Hakimi, i cili ka dyfishuar avantazhin e zikaltërve para fundit të pjesës së parë dhe më pas ka shurar shpresat e Bologan-s me golin e dytë personal dhe të tretin e milanezëvel.

Goli i miqve është shënuar nga Vignato.

Inter-i është ngjitur në vendin e dytë me 21 pikë, dy larg Milani-t që ka një ndeshje më pak, ndërsa Bologna është në vendin e 10-të me 12 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here