Milan dhe Atletico Madrid kanë gati një super shkëmbim për merkaton e janarit.
Samu Castillejo e ka humbur vendin e titullarit nga Alexis Saelemaekers dhe në janar do të largohet nga San Siro.
Interesim për spanjollin ka shfaqur Atletico Madrid dhe Colchoneros janë të gatshëm tia ofrojnë Milanit një futbollist në këmbim të Castillejos.
Atletico ia ka ofruar Rosonoerëve kartonin e Stefan Savic, ndërsa te Milani janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë janë në kërkim të një qendërmbrojtësi.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe shkëmbimi do të realizohet në janar.