Reali mposht Sevillan në derbin e javës në La Liga

Real Madrid ka mundur 1-0 Sevilla-n në transfertë dhe është kthyer te fitorja në La Liga pas dy humbjeve dhe një barazimi të marra në tri ndeshjet e mëparshme.

Ndeshja e zhvilluar në Shanchez Pizjuan, siç e tregon edhe rezultati, ka qenë e luftuar, por madrilënet kanë arritur të largohen me tri pikët falë një gabimi të pabesueshëm të portierit kundërshtar Bono.

Një gabim që ka ardhur në minutën e 55-të të sfidës, me numrin 13-të të Sevilla-s që ka devijuar në portën e tij një pasim të Mendy në zonën e rreptësisë.

Fillimisht është menduar se goli është shënuar nga Vinicius Junior, por përsëritja e imazheve ka treguar se bëhej fjalë për një autogol.

Kjo fitore e ngjit Real-in në vendin e tretë të La Liga-s me 20 pikë, ndërsa Sevilla mbetet në të pestin me 16 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here