Kohët e fundit po qarkullojnë zëra për largimin e Cristiano Ronaldos nga Juventusi në fund të sezonit.
Don Balon, shkruan se portugezi i ka vendosur tri kushte Juventusit për të qëndruar.
Portugezi i ka kërkuar Agnellit kontratë të re deri në vitin 2024 dhe kështu planifikon të pensionohet te Juventusi.
Kushti i dytë është që paga e tij të mbetet e njejtë (30 milionë euro në sezon) dhe këtë kërkesë vështirë se do ta pranojë Agnelli.
Kushti i tretë i Ronaldos është që Juventus të transferojë një portier të njohur, pasiqë nuk është i kënaqur me paraqitjet e Szczęsny.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe mbetet ta shohim nëse Ronaldo do të rinovojë kontratën me Juventusin.