Tottenham mposht Arsenalin në derbin e Londrës

Tottenham fluturon në krye të renditjes dhe tashmë skuadra e Mourinho nuk mund të fshihet më duke qenë se ka arritur në 11 ndeshjet e para 7 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Me 2 pikë përpara ndjekësit me të afërt Chelsea, “Spurs” po tregojnë forcë dhe karakter, aq sa sot ndaj Arsenal, në fitoren 2-0, e mbyllën diskutimin që në pjesën e parë me supergolin e Son dhe finalizimin e Kane (asist nga Son).

Për skuadrën e Arsenalit, sakaq, vendi i 16-të në renditje dhe fantazmat e shkarkimit për Arteta, që në vend që ta rregullonte situatën e ka përkeqësuar edhe më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here