E bujshme: Nabil Fekir transferohet në Serie A

Nabil Fekir pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Siç raporton TodoFichajes, Milan ka identifikuar Nabil Fekir si pasuesin ideal të Hakan Calhanoglut.

Calhanoglu sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Milani në merkaton e janarit, ndërsa Rosonerët kanë piketuar Fekirin si pasuesin ideal.

Betisi është i gatshëm ta lërë francezin të largohet në janar, pasiqë këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në dhjetë ndeshje të luajtura.

Fekir ka kontratë me Betisin deri në vitin 2023, ndërsa Milan do të duhet të ofrojë më së paku 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here