Juventus transferon një super mesfushor!

Juventusi është duke bërë gati njërën prej mesfushave më të forta në gjithë Europën.

Kjo pasi transferimi i Eduardo Camavingas pritet që të ndodhë gjatë këtij janari ose më së voni verës së ardhshme.

Të gjithë janë çmendur pas 18 vjeçarit i cili është pjesë e skuadrës së Rennes dhe për të në garë është gjithashtu edhe Real Madrid mirëpo Zonja e Vjetër duket favorite në këtë garë.

Kontrata e tij aktuale me skuadrën franceze skadon në vitin 2022 dhe 18 vjeçari nuk po mendon rinovimin por për të arritur një transferim atëherë Allegri duhet të bëjë gati një shumë që varion prej 50 deri në 80 milionë euro për të sjellë atë në Allianz Stadium.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here