Juventus transferon yllin e PSG!

 Juventus ka vendosur që të rikthehet në sulm në merkaton për shërbimet e Moise Kean i cili është pjesë e PSG mirëpo që kartonin e zotëron akoma Everton.

Skuadra franceze është mëse e kënaqur me performancën e sulmuesit italian i cili gjithashtu po kalon një kohë shumë të mirë në Francë ku deri më tani ka shënuar edhe 7 gola.

Mirëpo Paratici për këtë transferim është duke bërë gati shërbimet e Aaron Ramsey për skuadrën e Everton, ide kjo që besohet ti ketë pëlqyer shumë edhe trajnerit të kësaj skuadre, Carlo Ancelotti i cili është në kërkim të një mesfushori me kualitet të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here