Arsenali fiton me poker në transfertën me Dundalk

Arsenal ka mbyllur me një fitore historike fazën me grupe të Europa League.

Topçinjtë, që e kishin siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup, kanë mundur 4-2 në transfertë skuadrën e Dundalk, vendi i fundit në Grupin B.

Nketiah (12′), Elneny (18′), Willock (67′) dhe Balogun (80′) kanë shënuar për londinezët. Flores (22′) dhe Hoares (85′) për irlandezët.

Arsenal nuk ka pësuar asnjë humbje në 9 transfertat e fundit të luajtura në kompeticionet europiane, gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e klubit. (7 fitore, 2 barazime).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here