Roma do të luaj në udhëtim te CSKA Sofja ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A në Ligën e Evropës.
Giallorosët tanimë kanë siguruar kalimin si lider nga ky grup në fazën e eliminimit direkt, derisa kjo lojë shihet si për prestigj.
Gjithsesi skuadra e drejtuar nga trajneri Paulo Fonseca ka udhëtuar për ta fituar ndeshjen edhe pse ka mungesa në formacion.
Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla këtë takim do ta nisë nga minuta e parë.
Fonseca i ka qëndruar besnik formacionit 3-4-2-1, ku reparti ofensivë është i përbërë nga futbollistët spanjoll si Carles Perez, Pedro e Borja Mayoral.
Formacionet zyrtare:
CSKA Sofja: Busato, Antov, Matthej, Zanev, Yomov, Youga, Geferson, Mazikou, Rodrigues, Sowe, Sankhare.
Roma: Boer, Kumbulla, Jesus, Fazio, Bamba, Peres, Milanese, Diawara, Perez, Pedro, Mayoral.