Hauge shkëlqen përsëri, Milan fiton në transfertën me Sparta Pragën

Milan ka mundur Sparta Prague 1-0 në javën e fundit të fazës me grupe të Europa League dhe ka fituar Grupin H.

Takimi i luajtur në çeki është vendosur nga një magji e të riut Hauge në minutën e 23-të.

Rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në minutën e fundit dhe kuqezinjtë kanë arritur të sigurojnë vendin e parë edhe falë fitores 3-2 të Celtic ndaj Lille.

Sparta e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Plechaty pas një ndërhyrjeje të frikshme ndaj Leao-s, i kthyer në fushë pas një mungese të gjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here