Juventus ka vendosur të surprizojë jo vetëm fansat e vet por edhe vet skuadrën e Interit ku pritet transferimi i Christian Eriksen.
Një tjetër ndeshje në stol për danezin edhe kundër ndeshjes ndaj Shakhtar Donetsk ka bërë që shitja të jetë i vetmi opsion për të.
Mesfushori ka kaluar një 2020 ndoshta më të keqe sesa shumica prej nesh pasi shumicën e ndeshjeve i kaloi në stol sepse nuk përshtatej aspak me skemat e Contes.
Tashmë Zonja e Vjetër ka dalë në horizont për të mirëpo Interi për të lejuar transferimin e tij ka kërkuar nga ta shërbimet e Dejan Kulusevskit.