Gati shkëmbimi: Ylli i Torinos në San Siro, ndërsa futbollisti i Milanit në Torino

Sipas raportimeve të fundit, Milan dhe Torino kanë nisur bisedimet për një shkëmbim në merkaton e janarit.

Rosonerët janë të interesuar për mbrojtësin e ri të Torinos, Singo. 19-vjeçari ka luajtur nëntë ndeshje në Serie A këtë sezon dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij.

Milan ka kontaktuar agjentin e Singos dhe ai ka dhënë dritën jeshile për një transferim në San Siro.

Maldini ia ka ofruar Torinos kartonin e Rade Krunic, pasiqë boshnjaku pëlqehet shumë nga Marco Giampaolo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here