Marrëveshja është arritur: Milan siguron goditjen e parë për merkaton e janarit

Rosonerët kanë siguruar përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Portali i njohur spanjoll Don Balon, raporton se Milani ka arritur marrëveshje me Schalken për transferimin e Ozan Kabak.

Kabak ishte i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Milani, ndërsa në garë për të ishin Liverpooli dhe Barcelona.

Rosonerët kanë arritur të mposhtin konkurencën dhe kanë siguruar shërbimet e turkut, ndërsa zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Milan do të paguaj rreth 15 milionë euro për Kabak, ndërsa turku do të firmos kontratë 5-vjeçare me Rosonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here