Mino Raiola është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes tashmë me një deklaratë për Erling Haaaland për të cilin deklaroi se mund ta vazhdojë karrierën e tij në Serie A pas interesim kanë shfaqur Juventus, Inter dhe Milan.
21 vjeçari fitoi çmimin ‘Golden Boy’ dhe gjatë këtij evenimenti agjenti i tij rindezi garën për të duke deklaruar se norvegjezi mund të transferohet në Serie A.
Më herët gjithçka dukej më e lehtë për Juventusin pasi ishte e vetma në garë mirëpo tashmë gjithçka është komplikuar pasi në garë për talentin kanë hyrë edhe dy skuadrat e Milanit dhe Interit të cilat kërkojnë një qendërsulmues tipik.