Paratici godet, transferon mesfushorin e rivalit të saj direkt!

Juventus po kërkon përforcime në afatin kalimtar të transferimeve dhe njëri duket se do të jetë mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz.

Për drejtuesit e Juventusit, Ruiz është një mesfushor që do të rriste shumë kualitetin në repartin ku skuadra e Pirlos është duke vuajtur më së shumti.

Juventus është duke shqyrtuar që të gjitha mundësitë e saja për të arritur deri tek ky transferim dhe një opsion mbetet ai i shkëmbimit të futbollistëve ku po bëhet gati kartoni i mbrojtësit Merih Demiral.

Ky futbollist do të ulte ndjeshëm çmimin e spanjollit në merkato që do të ja lehtësojë shumë punën pastaj zyrtarëve të Zonjës së Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here