AC Milan ka vendosur një rekord të ri në Serie A, raporton kështu OptaPaolo, përkundër faktit që kanë barazuar në dy ndeshjet e fundit.
Ky sezon ka qenë një mrekulli për skuadrën e Rossonerëve të cilët në 10 ndeshjet e para kanë arritur 8 fitore dhe 2 barazime ku skuadra udhëhiqet në fushë nga sulmuesi Zlatan Ibrahimovic.
Edhe pse në Serie A ka pasur shumë skuadra të mëdha gjatë këtyre viteve Milan ka arritur të thyejë këtë sezon një rekord vështirë të arritshëm.
Milan është skuadra e vetme italiane që ka arritur të shënojë rradhazi nga 2 gola për ndeshje.