Inter është në kërkim të një mesfushori dhe skuadra e Liverpool është vendi i duhur për ta kërkuar atë.
Bëhet fjalë për Giorginho Wijnaldum i cili ka një kontratë e cila skadon më 30 qershor dhe mund të transferohet edhe gjatë afatit dimëror të transferimeve.
Neroazzurët të cilët po kërkojnë që të shesin Nainggolan dhe Eriksen do të kenë nevojë për një mesfushor të ri dhe duket se holandezi është zgjidhja ideale sa i përket kësaj çështjeje.
Vlera aktuale e Wijnaldum llogaritet diku rreth 40 milionë euro mirëpo ai mund të jetë i volitshëm në treg për një shifër prej 15-20 milionë eurosh.