Inter rrëmben yllin e dëshiruar nga Barcelona

Barcelona po mendon që të afrojë në skuadër mesfushorin e Liverpoolit, Georgino Wijnaldum.

Lojtari nuk ka pranuar që të rinovojë ende me “Redsat” dhe po sheh mundësitë që ka në dispozicion.

Trajneri Ronald Koeman e do prej kohësh, por në krahun tjetër spanjollët mund të hasin konkurrencë të fortë. Antonio Conte mendon të afrojë në skuadër yllin e Liverpoolit.

Interi do të kalojë në hapa konkretë, pasi zikaltrit do të ofrojnë 15 milionë euro në janar. Një shumë që mund të tundojë drejtuesit e kampionëve të Anglisë, pasi nuk duan ta humbasin me kosto zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here