Merkatoja e Interit, 5 largime dhe 3 blerje!

Interin e presin punë të mëdha në janar pasi po bëhet gati të largojë nga skuadra plot 5 futbollistë ndërkohë që priten edhe 3 blerje të reja.

Ky është plani i zikaltërve për të fituar Scudeton.

Siç raporton Tuttosport tashmë edhe dihet emrat e futbollistëve të cilët do të largohen nga Milano gjatë muajit janar dhe bëhet fjalë për: Nainggolan, Vecino, Pinamonti, Eriksen dhe Perisic.

Ndërsa emrat e rinj që priten të vijnë në skuadër janë ata të Rodrigo de Paul, Gervinho dhe ylli i Paris Saint Germain, Paredes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here