Ylli i Napolit perfekt për Pirlon, Juve do e transferojë atë!

Andrea Pirlo e ka të qartë objektivin e tij të rradhës për merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës së Napolit, Arkadiusz Milik.

Agjenti i polakut është në Napoli dhe tashmë po diskutohen të gjitha mundësitë për largimin e tij edhe pse kjo gjë nuk po i pëlqen aspak trajnerit Gennaro Gattuso.

Sulmuesi i napolitanëve ka kohë që po përgatitet për tu larguar nga kjo skuadër për shkak të një aventure të re që po kërkon dhe sigurisht një page më të lartë, mundësi këto që mund tja plotësojë Juventusi.

Për të interesim më herët pati shfaqur edhe Atletico Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here