Antonio Conte tashmë në këtë sezon ka vetëm një objektiv të mbetur, atë të trofeut të Scudetos dhe këtë gjë po kërkon ta arrijë me transferimet e janarit.
N’Golo Kante është një ëndërr e kahmotshme për Antonio Conte dhe këtë janar kjo ëndërr duket se do të realizohet pasi Chelsea nuk po llogaritë më në shërbimet e tij.
Beppe Marotta ka filluar tashmë bisedimet me udhëheqësit e Chelseas dhe transferimi i tij pritet që të realizohet në merkaton e janarit.
5 futbollistë priten të largohen nga Neroazzurët muajin e ardhshëm dhe prej këtyre largimeve do të krijohet një fond i mjaftueshëm për blerje të tjera duket përfshirë edhe francezin.