Goditje surprizë, Inter transferon yllin e Sampdorias në merkaton e Janarit

Inter sot triumfoi ndaj Spezias me rezultat 2-0 dhe vazhdojnë garën për titull.

Neroaxurët nuk e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë, mirëpo megjithatë shihen si favoritë për ta fituar Scudetton këtë sezon.

Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime dhe emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Beppe Marottas është sulmuesi i Sampdorias, Mikkel Damsgaard.

Danezi luan si sulmues i krahut të majtë dhe Conte e dëshiron atë me çdo kusht, pasiqë nuk është i kënaqur me paraqitjet e Perisic.

Calcio Mercato, raporton se Inter dhe Sampdoria kanë nisur bisedimet për transferimin e Damsgaard në merkaton e Janarit.

20-vjeçari ka realizuar dy gola në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa vlera e tij treg është rreth 7 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here