Bomba e Janarit: Jack Grealish transferohet në Serie A!

Ylli anglez drejt transferimit në Itali!

Portali i njohur spanjoll Don Balon, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Inter synon transferimin e Jack Grealish në merkaton e Janarit.

Është Antonio Conte, ai që ka kërkuar transferimin e anglezit dhe drejtuesit kanë nisur sulmin për ta realizuar këtë operacion.

Grealish po shkëlqen këtë sezon te Aston Villa, duke shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje të luajtura.

Interesim për 25-vjeçarin kanë shfaqur disa gjigantë europian, mirëpo Neroaxurët synojnë transferimin e tij në Janar.

Inter do t’ia ofrojë Aston Villas kartonin e Christian Eriksen dhe 20 milionë euro, ndërsa skuadra angleze besohet se do ta pranojë ofertën e zi-kaltërve.

Grealisht është mesfushor ofanziv, ai mund të luaj para sulmit, por edhe nga krahët dhe me transferimin e tij nuk ka dyshim se Interi do të jetë favorit për ta fituar titullin.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here