Rosonerët kanë siguruar goditjen e parë për merkaton e janarit.
Siç raporton Calciomercato, Milan ka arritur marrëveshje personale me Mohamed Simakan.
Rosonerët tani janë në bisedime me Strasbourg për të finalizuar marrëveshjen. Milan ka ofruar 15 milionë euro, ndërsa Strasbourg ka kërkuar 18-20 milionë euro për Simakan.
Bisedimet janë në fazën intenzive dhe arritja e marrëveshjes është vetëm çështje kohe.
Simakan do të firmos kontratë pesë vjeçare me Rosonerët, ndërsa transferimi do të realizohet në Janar.