Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, Manchester City do ta shesë Zinchenkon në merkaton e Janarit.
Ukrainasi nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiolës edhe pse sezonin e kaluar ishte njëri nga lojtarët kyç te City.
Qytetarët janë të gatshëm ta shesin atë, ndërsa interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Napoli.
Zinchenko është i hapur për tu transferuar te Napoli dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.