Eriksen tek United, ylli i Djajve të Kuq tek Inter!

Christian Eriksen do të largohet këtë janar nga Interi mirëpo kësaj skuadre duket se do ti kryejë një punë të madhe me largimin e tij.

Kjo për shkak se Beppe Marotta është duke përgatitur shkëmbimin në mes të tij dhe Donny van de Beek, futbollist ky i cili pëlqehet tej mase nga trajneri Antonio Conte.

Holandezi u transferua këtë verë tek Manchester United mirëpo është duke kaluar në një formë aspak të mirë në Old Trafford dhe largimi nga kjo skuadër duket opsioni i vetëm që ka momentalisht ai.

Nga ana tjetër Eriksen pëlqehet shumë nga skuadra e Solskjaer dhe kjo pritet të jetë një marrëveshje lehtë e arritshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here