Marcos Alonso në Serie A!

Marcos Alonso këtë janar pritet që të lërë skuadrën e Chelseas dhe destinacioni i tij i rradhës ka shumë mundësi që të jetë Italia.

Për të pritet që të zhvillohet një garë e ashpër mes dy gjigantëve italianë të Inter dhe Juventusit që kanë kohë që janë në ndjekje të tij.

Mirëpo në këtë garë gjigantët italianë nuk do të jenë të vetëm pasi edhe Atletico Madrid i Simeones po kërkon shërbimet e tij.

Chelsea kërkon që të largojë spanjollin përfundimisht dhe në rast të largimit në janar londinezët do ti paguajnë atij 50% të pagës deri në fund të këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here